Lista e largimeve te PSG, pesë lojtarë në shitje, Icardi qëndron

18.08.2021

Përflitet se te PSG, ka vend edhe për një blerje të fundit në mesfushë, Pogba ose Camavinga por para se të ndodhë kjo, Leonardo duhet të ketë mbaruar misionin e radhës. Të shesë ata që nuk janë të nevojshëm për Pochettinon dhe nuk janë pak. Bëhet fjalë për 5 lojtarë që parizienët kanë nxjerrë në […]

Lista e largimeve te PSG, pesë lojtarë në shitje, Icardi qëndron Foto: Ilustrim

Përflitet se te PSG, ka vend edhe për një blerje të fundit në mesfushë, Pogba ose Camavinga por para se të ndodhë kjo, Leonardo duhet të ketë mbaruar misionin e radhës.

Të shesë ata që nuk janë të nevojshëm për Pochettinon dhe nuk janë pak.

Bëhet fjalë për 5 lojtarë që parizienët kanë nxjerrë në shitje teksa lista ka ndryshuar nga ajo e fillimit.

Mauro Icardi ishte në mesin e emrave që nuk do të qëndronin dhe duhej shitur për të liruar buxhetin por siç u pa me Strasbourg, argjentinasi është i nevojshëm dhe nuk do të largohet por janë 5 të tjerë që do ta bëjnë.

Sarabia dhe Rafinha janë lojtarët e parë që do të shiten dhe kërkesat nga Spanja nuk mungojnë, edhe pse në huazim.

Emri tjetër i nxjerrë në shitje ështe ai i Draxler, i cili po tenton të rikthehet në Gjermani dhe Leverkusen ka bërë një ofertë 20 mln euro.

Në Bundesliga mund të rikthehet edhe Kehrer i cili nuk ka vend në mbrojtje teksa emri i fundit është ai i Kurzawas. Mbrojtësi mund të qëndrojë në Francë ku e kërkon Lyoni në huazim me të drejtë blerjeje.