Lionel Messi rikthehet me një mesazh për tifozët e klubit

29.01.2019

Lionel Messi, kapiteni i skuadrës katalunase, Barcelona ua ka bërë të qartë tifozëve se skuadra do të ketë nevojë për përkrahjen e tyre, në mënyrë që ta përmbysë rezultatin prej dy golave ndaj Sevillën për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Sevilla e mposhti Barçën 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale javën e […]

Lionel Messi rikthehet me një mesazh për tifozët e klubit Foto: Ilustrim

Lionel Messi, kapiteni i skuadrës katalunase, Barcelona ua ka bërë të qartë tifozëve se skuadra do të ketë nevojë për përkrahjen e tyre, në mënyrë që ta përmbysë rezultatin prej dy golave ndaj Sevillën për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Sevilla e mposhti Barçën 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale javën e kaluar, dhe tani do të udhëtojë drejt Katalonjës për ndeshjen e kthimit të mërkurën në “Camp Nou”.

Lionel Messi është i vetëdijshëm që nuk do të jetë e lehtë ta përmbysin Sevillën. Ndër të tjerash ai tha se “Do të jetë vështirë ta përmbysin rezultatin 2-0 kundër një ekipi të madh si Sevilla”.

“Ne do të kemi nevojë për tifozët tanë sepse ata kanë lojtarë të mirë dhe luajnë shumë mirë në kundërsulme”, shtoi Messi.

“Është garë e ngushtë, për kreun dhe për mbijetesën. Ne do të përpiqemi ta ruajmë këtë formë dhe të mbledhim pikë”.