Çlirim Gashi
30.03.2019, 22:38

”Lionel Messi nuk na befason më, jemi mësuar me të”

Barcelona ka arritur të shënoi fitore në derbin katalunas ndaj Espanyolit dhe të vazhdojë rrugën drejt titullit në La Liga.

Në ndeshjen e javës së 29-të të zhvilluar në “Camp Nou”, Barcelona mposhti 2-0 Espanyolin. Në këtë ndeshje shkëlqeu Lionel Messi me një gol, por edhe autogoli nga Victor Sanchez erdhi pas një gjaujtje të lirë të ekzekutuar nga argjentinasi.

Pas ndeshje, mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, deklaroi se nuk befasohen më nga paraqitjet e Lionel Messit, pasi që sipas tij tashmë jemi mësuar me to.

“Ai është shumë i rëndësishëm për ne dhe pati një lojë të shkëlqyer. Është gjithmonë një avantazh ta kemi atë në anën tonë. Paraqitjet e tij mund të jenë të pazakonta për ata nga jashtë, por neve nuk na befasojnë më” ka thënë tutje mesfushori spanjoll. Jemi mësuar me ato gjëra që shohim në stërvitje”, tha Busquets