Sport

Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona!

Foto: Ilustrim

Tingullon e çuditshme por është e vërtetë. Lionel Messi ka një klauzolë në kontratën e tij me Barcelonën që e lejon të largohet nga “Camp Nou” në fund të çdo sezoni.

Lajmi i bujshëm vjen nga spanjollja, “El Pais”, e cila thotë se ekziston një marrëveshje midis lojtarit dhe klubit që e lejon Messi të vendosë nëse dëshiron të largohet më 30 qershor në fund të çdo sezoni.

Marrëveshja bazohet në besnikërinë e Messit për Barcelonën dhe nëse argjentinasi vendos ta bëj, atëherë ai është i lirë të largohet nga “Camp Nou”.

Sipas “Carrusel”, Messi mund ta ushtrojë këtë opsion vetëm nëse po largohet nga Barcelona për një klub jashtë Evropës, duke na lënë të besojmë se kjo klauzola është krijuar që ai të kthehet në Argjentinë sa herë që dëshiron, transmeton oranews.

Cineplexx organizon eventin Family Night me çmim special të biletave

Cineplexx sjell premierën e filmit Playing with Fire, për të cilin do të organizojë një event Family Night në të dy kinematë.

Messi ka nënshkruar tetë rinovime të kontratave në Barcelona që nga viti 2005, dhe kjo klauzolë u shtua në rinovimin e tij më të fundit në vitin 2017.