Lionel Messi dhe Neymar JR do të ribashkohen

Ish-zv.presidenti i Barcelonës, Emili Rousaud, ka thënë se beson që Lionel Messi së shpejti do të rinovojë kontratën. Po ashtu, ka paralajmëruar kthimin e Neymar te katalanasit gjatë verës.

Rousaud u largua së fundmi nga Barça në mënyrë të diskutueshme, duke dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij, gati të nisë një luftë ligjore me presidentin Josep Maria Bartomeu.

Ndër pretendimet e tij, Rousaud ka thënë se “korrupsioni është i dukshëm” te Barcelona dhe se dikush “kishte ftur duart në thesarin e klubit”. E ardhmja e Messit ka qenë objekt diskutimi kohët e fundit, me marrëveshjen aktuale të legjendës së klubit që skadon në vitin 2021.

Megjithëse kapiteni sulmoi publikisht drejtorin sportiv, Eric Abidal, kohët e fundit, Rousaud beson se argjentinasi do të rinovojë së shpejti.

“Unë mendoj se Messi dhe Barcelona do të arrijnë një marrëveshje për rinovim”, tha Rousaud për “ESPN Deportes”. – Për të arritur një marrëveshje, të dyja palët duhet të bëjnë një lloj lëshimi. Personalisht, do të befasohesha nëse kjo histori e bukur nuk do të vazhdonte më gjatë.

Unë mendoj se është e mundur që Neymar të kthehet te Barça gjatë verës. Nuk më duket aspak e pamundur. Situata e krijuar nga koronavirus? Unë kam një ndjenjë, që pandemia do të çojë në deflacion, sa i përket çmimit të lojtarëve, gjë që është e mirë për blerësit, por e keqe për shitësit. Ne do të duhet të shohim se si do të ribalancohen të gjithë këto faktorë”.

RAPORTO