Liga e Kampionëve, PSG – Bayern Munchen, formacionet e mundshme

13.04.2021

Sonte rikthehen emocionet e Champions League, ku së bashku me to edhe dy ndeshje të zjarrta. Në kuadër të këtij kompeticioni do të zhvillohen dy super ndeshje të kthimit çerekfinale. PSG luan ndaj Bayern Munchen, ndeshjen e dytë çerekfinale, ku klubi francez në drejtim të Pochettinos në ndeshjen e parë kishte arritur të fitonte me […]

Liga e Kampionëve, PSG – Bayern Munchen, formacionet e mundshme Foto: Ilustrim

Sonte rikthehen emocionet e Champions League, ku së bashku me to edhe dy ndeshje të zjarrta.

Në kuadër të këtij kompeticioni do të zhvillohen dy super ndeshje të kthimit çerekfinale.

PSG luan ndaj Bayern Munchen, ndeshjen e dytë çerekfinale, ku klubi francez në drejtim të Pochettinos në ndeshjen e parë kishte arritur të fitonte me rezultat 3-2.

Ndeshja e kthimit çerekfinale që zhvillohet sonte pritet të fillojë nga ora 21:00.

Në formacionin e Bayernit nuk figurojnë dy lojtarët kryesor, Robert Lewandowski për shkak të një dëmtimi që pësoi me kombëtaren e tij (Poloninë) si dhe Serge Gnabry pasi që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Bayern Munchen: Manuel Neuer, Benjamin Pavard, Jerome Boateng, Lucas Hernandez, Alphonso Davies, Joshua Kimmich, David Alaba, Leroy Sane, Thomas Mueller, Jamal Musiala, Eric Maxim Choupo-Moting.

Trajner: Hans-Dieter Flick

Paris Saint-Germain: Keylor Navas, Colin Dagba, Danilo Pereira, Presnel Kimpembe, Abdou Diallo, Idrissa Gana Gueye, Leandro Daniel Paredes, Angel Di Maria, Neymar, Julian Draxler, Kylian Mbappe.

Trajner: Mauricio Pochettino