Liga e Kampionëve, Bayern Munchen – PSG, formacionet zyrtare

07.04.2021

Pas disa javësh pushim nga Liga e Kampionëve, sonte rikthehen emocionet e këtij kompeticioni. Është koha që sonte Bayern Munchen t’u rikthehet aksioneve të këtij kompeticioni duke u përballur ndaj Paris Saint-Germain. Çerekfinalja e sotme zhvillohet në ora 21:00 në kuadër të Ligës së Kampionëve. Në formacionin e Bayernit nuk figurojnë dy lojtarët kryesor, Robert […]

Liga e Kampionëve, Bayern Munchen – PSG, formacionet zyrtare Foto: Ilustrim

Pas disa javësh pushim nga Liga e Kampionëve, sonte rikthehen emocionet e këtij kompeticioni.

Është koha që sonte Bayern Munchen t’u rikthehet aksioneve të këtij kompeticioni duke u përballur ndaj Paris Saint-Germain.

Çerekfinalja e sotme zhvillohet në ora 21:00 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në formacionin e Bayernit nuk figurojnë dy lojtarët kryesor, Robert Lewandowski për shkak të një dëmtimi që pësoi me kombëtaren e tij (Poloninë) si dhe Serge Gnabry pasi që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Bayern Munchen: Manuel Neuer, Benjamin Pavard, Niklas Suele, David Alaba, Alphonso Davies, Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Leroy Sane, Thomas Mueller, Kingsley Coman, Eric Maxim Choupo-Moting

Trajner: Hans-Dieter Flick

Paris Saint-Germain: Keylor Navas, Thilo Kehrer, Marquinhos, Presnel Kimpembe, Abdou Diallo, Ander Herrera, Idrissa Gana Gueye, Angel Di Maria, Neymar, Kylian Mbappe, Moise Kean

Trajner: Mauricio Pochettino