Lewandowski rikthehet në stërvitje, a do të paraqitet kundër PSG-së?

12.04.2021

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, është rikthyer në stërvitje të hënën, dy javë pasi i lëndoi ligamentet e gjurit në një ndeshje për kombëtaren e Polonisë. Lewandowski përgjatë kësaj stërvitje krue disa vrapime të shpejta dhe ushtrime me topin në një seancë stërvitore. Seanca stërvitore që kreu 32 vjeçari gjatë ditës së sotme, ishte […]

Lewandowski rikthehet në stërvitje, a do të paraqitet kundër PSG-së? Foto: Ilustrim

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, është rikthyer në stërvitje të hënën, dy javë pasi i lëndoi ligamentet e gjurit në një ndeshje për kombëtaren e Polonisë.

Lewandowski përgjatë kësaj stërvitje krue disa vrapime të shpejta dhe ushtrime me topin në një seancë stërvitore.

Seanca stërvitore që kreu 32 vjeçari gjatë ditës së sotme, ishte seancë individuale.

Lewa përgjatë ndeshjes Poloni – Andorra, ndeshje kjo e Grupit I kualifikues për Kupën e Botës 2022, shënoi dy gola, por ai në minutën e 63-të u detyrua që të braktisë fushën.

Ai nuk ka udhëtuar me Bayernin drejt Parisit për ndeshjen e kthimit çerekfinale kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve dhe nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë kampionit në fuqi ta përmbysë humbjen 3:2 në shtëpi.