Lewandowski fiton “Këpucën e Artë” për sezonin 2020/21

21.09.2021

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski e ka fituar “Këpucën e Artë 2020/21”, ku tashmë atë e klasifikon si golashënuesi më i mirë evropian pas 41 golave të tij në Bundesligë me klubin gjerman. Dorëzimi i “Këpucës së Artë” u organizua nga ESM, Media Sportive, ku edhe MARCA është anëtare e saj. Ndërsa, pas dorëzimit […]

Lewandowski fiton “Këpucën e Artë” për sezonin 2020/21 Foto: Ilustrim

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski e ka fituar “Këpucën e Artë 2020/21”, ku tashmë atë e klasifikon si golashënuesi më i mirë evropian pas 41 golave të tij në Bundesligë me klubin gjerman.

Dorëzimi i “Këpucës së Artë” u organizua nga ESM, Media Sportive, ku edhe MARCA është anëtare e saj. Ndërsa, pas dorëzimit sulmuesi i Bayern Munich iu përgjigj disa pyetjeve.

Lewandowski ka shtuar se ai nuk po mendon për një çmim tjetër, pasi që sapo kanë filluar sezonin dhe se ai ka shtuar se nuk po luan për këto çmime.

“Ky është çmimi për përpjekjen time dhe të të gjithë ekipit. Nuk po mendoj për një tjetër, sepse ne sapo kemi filluar sezonin dhe nuk po luaj për këto çmime”, ka thënë sulmuesi polak, Robert Lewandowski.

Po ashtu, ai përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ka falënderuar familjen e tij, shokët e skuadrës, trajnerët dhe të gjithë ekipin e Bayern Munich.

“Unë do të doja të falënderoj familjen time, shokët e skuadrës, trajnerët dhe të gjithë ekipin FC Bayern Unë jam jashtëzakonisht krenar për atë që kemi arritur së bashku si ekip. Faleminderit! #KëpucëeArtë2021”, ka shkruar Lewa.