Lewandowski nuk ndalet, shënon tre rekorde të reja

06.04.2019

Sot u zhvillua “Der Klasiker”, derbi i madh gjerman mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmundit në kuadër të javës së 28-të në Bundesligë. Në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Arena”, Bayerni deklasoi Dortmundin me rezultatin 5-0. Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi i cili ka veshur fanellën e të dyja skuadrave, Robert Lewandowski. Ai arriti që […]

Lewandowski nuk ndalet, shënon tre rekorde të reja Foto: Ilustrim

Sot u zhvillua “Der Klasiker”, derbi i madh gjerman mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmundit në kuadër të javës së 28-të në Bundesligë.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Arena”, Bayerni deklasoi Dortmundin me rezultatin 5-0.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi i cili ka veshur fanellën e të dyja skuadrave, Robert Lewandowski. Ai arriti që të realizoi dy gola dhe të shënoi tre rekorde sonte.B

Me golat e shënuar sonte, sulmuesi polak u bë lojtari i parë që ka shënuar gol në 5 “Der Klasiker” radhazi dhe gjithashtu u bë lojtari me më së shumti gola në këtë derbi, gjithsejt 15, raporton GazetaMetro.

Më tej, 30 vjeçari u bë edhe futbollisiti i parë në histori të Bundesligës që ka shënuar 200 gola, por që nuk është gjerman.