Lëshime në organizimin e ndeshjes ndaj Llapit, inicime disiplinore ndaj Ballkanit

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 22.09.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së pestë të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së katërt të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori disa vendime.

23.09.2021 / Sport

Lëshime në organizimin e ndeshjes ndaj Llapit, inicime disiplinore ndaj Ballkanit
Foto: Ilustrim

Inicime disiplinor ndaj FC Ballkani: motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes Ballkani-Llapi , mos respektim i vendimit të Qeverisë, lidhur me masat anti Covid 19, për çka është vonuar fillimi i pjesës së dytë prej 23 (njëzet e tre) minuta. Sharje ofendime në kor drejtuar kryetrajnerit të FC Llapi, Tahir Batatina nga ana e publikut vendas, hedhje e disa shisheve PVC në drejtim të Tahir Batatina dhe bankinës mysafire. Sipas raportit të delegatit dhe xhirimit televiziv.

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.09.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së pestë të BKT Superligës, xhiros së katërt të Viva Fresh Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022, Ligës së Parë U 17 në konkurrencën e femrave, java e dytë Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:


VENDIME
Fehmi Fejza, zyrtar i KF Rilindja nga Prishtina, me numër të Id 011217M73, për shkak të kartonit të kuq në minutën 90 (ofendim i rëndë ndaj gjyqtarit ndihmës) në ndeshjen e javës së tretë, Sharri – Rilindja, e zhvilluar më 18.09.2021 në Gjakovë. Bazuar në nenin 42 . 2 pika C i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tri) ndeshje mos kryerjes të detyrës së tij në klub, sipas radhës te organizuara nga FFK.

Lojtarja e KFF ”Presingu” Riona Zefi me nr fanellë 4 dhe nr ID 01667F07, në min e 68 ndërhyrje e ashpër në lojtaren kundërshtare në ndeshjen KFF Presingu – KFF Kosova VR, zhvilluar në Viti me 18.09.2021. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje ndalesë sipas radhës te organizuara nga FFK.

Osman Lajqi, delegat: Nuk i ka përmbushur detyrat e delegatit në ndeshjen e xhiros së tretë të Viva Fresh Ligës së Parë Grupi A, Trepça- Vëllaznimi, ndërron protokollin zyrtar të ndeshjes në mes të dy pjesëve, nuk evidenton largimin e personit për siguri, përdor fjalor të pa përshtatshëm për nivelin e delegatit. Bazuar në nenin 42. 1 paragrafi A Rregullores disiplinore; I shqiptohet masa disiplinore QORTIM.

Inicim procedure
FC ”Ballkani”:
Lëshim në organizimin e ndeshjes Ballkani-Llapi, mos respektim i vendimit të Qeverisë, lidhur me masat anti-Covid 19, për çka është vonuar fillimi i pjesës së dytë prej 23 (njëzet e tre) minuta. Sharje ofendime në kor drejtuar kryetrajnerit të FC Llapi, Tahir Batatina nga ana e publikut vendas, hedhje e disa shisheve PVC në drejtim të Tahir Batatina dhe bankinës mysafire. Sipas raportit të delegatit dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i klubit. Afati 24.09.2021 ora 13:00.

SC”Gjilani”: Lëshim në organizimin e ndeshjes Gjilani – Ulpiana, në minutën e 54 pas akordimit të penalltisë dhe shënimit të golit nga mysafirët, simpatizuesit e SC Gjilani hodhën shishe PVC drejt lojtarëve të KF Ulpiana dhe ofendojnë në kor lojtarët mysafirë dhe gjyqtarin kryesor.

Në minutën e 68-të, një simpatizues i SC Gjilani, i cili në dorën e majtë mbante një shufër metali, futet në fushë dhe i vërsulet gjyqtarit kryesor, mirëpo parandalohet nga ana e përfaqësuesit për siguri dhe lojtarëve të SC Gjilani. Sipas raportit të delegatit dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i klubit. Afati 24.09.2021 ora 13:00.

Ndihmëstrajneri i SC Gjilani, Agim Maliqi, ID.nr.006486M76: Pas ndëshkimit me karton të verdhë, i njëjti fillon me kërcënime dhe ofendime ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Ulpiana, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga Agim Maliqi. Afati 24.09.2021 ora 13:00.

KF”Vitia”: Nuk ka ndërmarr masa për sigurimin e mjekut gjatë ndeshjes Vllaznia (P) – Vitia Viva Fresh të Ligës së Parë, Grupi B sipas rregullores së garave. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i klubit. Afati 24.09.2021 ora 13:00.

KFF ”Kosova VR” nuk ka pasur mjekë në ndeshjen KFF Presingu – KFF Kosova VR, zhvilluar në Viti me datë 18.09.2021. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi i klubit. Afati 24.09.2021 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 22.09.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *