Lëndohet Arlind Ajeti, Shqipëria me mungesa kundër Letonisë sonte

para 40 dite

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një tjetër goditje serioze para ndeshjes së sotme kundër Letonisë, që zhvillohet në Skonto Stadions në Riga.

Lëndohet Arlind Ajeti, Shqipëria me mungesa kundër Letonisë sonte

Përveç mungesës së kapitenit Berat Gjimshiti për shkak të kartonëve, kuqezinjtë nuk do të kenë në dispozicion as qendërmbrojtësin tjetër kyç, Arlind Ajeti.

Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, i cili konfirmoi se Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Sipas njoftimit, qendërmbrojtësi ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë. Ai është stërvitur veçmas grupit gjatë ditës së djeshme dhe ka qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor. Fatkeqësisht, Ajeti nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për të qenë në formë optimale për këtë përballje të rëndësishme.

Mungesat e Gjimshitit dhe Ajetit krijojnë një sfidë të vështirë për mbrojtjen e Kombëtares, teksa trajneri Sylvinho do të duhet të gjejë zgjidhje alternative për të mbushur boshllëqet.

Ndeshja Letoni – Shqipëri zhvillohet sot në mbrëmje, në stadiumin “Skonto Stadions” në Riga, duke filluar nga ora 20:45.

Etiketat

Ofertat e fundit