Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura, më 14 tetor fillon sezoni i ri në basketboll

26.09.2020

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura. Ky vendim lejon klubet që të stërviten në palestra, derisa fillimi i stinorit të ri në basketbollin e Kosovës është planifikuar më 14 tetor, me ndeshjet e Superkupës, për të vazhduar më pas me garat në elitë dhe ligat tjera. […]

Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura, më 14 tetor fillon sezoni i ri në basketboll Foto: K.B. Golden Eagle Ylli

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura.

Ky vendim lejon klubet që të stërviten në palestra, derisa fillimi i stinorit të ri në basketbollin e Kosovës është planifikuar më 14 tetor, me ndeshjet e Superkupës, për të vazhduar më pas me garat në elitë dhe ligat tjera.

“Lejohen aktivitetet sportive në hapësira te mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; në hapësirat e mbyllura, gjatë stërvitjeve mund të marrin pjesë deri në 30 persona, ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona, gjithmonë duke u bazuar në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19.

Matja e temperaturës është e detyrueshme gjatë hyrjeve në objekte të mbyllura sportive si dhe në hapësirat e hapura sportive”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju bën thirrje klubeve, trajnerëve e lojtarëve të respektojnë masat nga Qeveria e Kosovës.

Njëkohësit FBK-ja ka përgatitur Deklaratën që duhet të nënshkruajnë akterët në basketboll para fillimit të garave, ku zotohen se do t’i respektojnë masat.

FBK-ja ka përgatitur me kohë Udhëzuesin, që klubet duhet t’i përmbahen si në stërvitje, po ashtu edhe kur të fillojnë garat zyrtare. Duke respektuar rregullat mbrojmë njëri-tjetrin, por edhe lejojmë që garat të zhvillohen dhe të mos ndërpriten më.Udhëzuesi për rikthimin në fushat e basketbollit mund ta gjeni në faqen zyrtare të FBK-së.