Leipzig rrëzon Werderin, kualifikohet në finalen e Kupës së Gjermanisë

01.05.2021

Leipzig pas 120 minutave siguron biletën për në finalen e madhe të Kupës së Gjermanisë.  Ndeshja mes Werder Bremenit dhe Leipzig, përfundoi baras (0:0) në kohën e rregullt.  Pas vazhdimeve Leipzig ngadhënjeu me rezultat 2:1.  Në minutën e 93-të, Hee-Chan Hwang kaloi në epërsi (0:1) Leipzig. Leonardo Bittencourt barazon rezultatin në minutën e 105-të. Kur […]

Leipzig rrëzon Werderin, kualifikohet në finalen e Kupës së Gjermanisë Foto: Ilustrim

Leipzig pas 120 minutave siguron biletën për në finalen e madhe të Kupës së Gjermanisë. 

Ndeshja mes Werder Bremenit dhe Leipzig, përfundoi baras (0:0) në kohën e rregullt. 

Pas vazhdimeve Leipzig ngadhënjeu me rezultat 2:1. 

Në minutën e 93-të, Hee-Chan Hwang kaloi në epërsi (0:1) Leipzig.

Leonardo Bittencourt barazon rezultatin në minutën e 105-të.

Kur pritej se takimi do të shkonte në penallti, Leipzig-u shënon në minutën e 120+1 përmes Emil Forsberg.

Duhet theksuar se Werderi u paraqit pa reprezentuesin e Kosovës, Milot Rashica.

Leipzig e pret në finale fituesin e ballafaqimit Dortmund  – Holstein Kiel.