Legjenda e Gjermanisë, Lothar Matthaus, ka këshilluar yllin e Leipzig, Timo Werner, të refuzojë një transferim të mundshëm te Liverpool.

Kampioni i botës beson se sulmuesi mund të kthehet në një lojtar stoli nëse transferohet në Anfield.

Matthaus ka thënë për Bild: “Mendoj se Timo Werner nuk do të largohet nga Leipzig”.

“Vendimi i tij për të mos shkuar te Bayern më tregon se ai do të jetë i qetë”.

“Me Liverpool-in, ai duhet të pyesë veten si do të ndihej si lojtarë rezervë”.

“Nëse Leipzig vazhdon të luftojë për titullin në të ardhmen, kjo dhe prania e Julian Nagelsmann duhet ta bindin të qëndrojë”.