Sport

Legjenda e futbollit, Sneijder pensionohet nga futbolli

Wesley Sneijder nga Holanda, ish-ylli i shumë skuadrave që kanë performancë më të mirë në botë ka njoftuar të dashurit e futbollit se do të përfundojë karrierën e tij si futbollist.

Ish-mesfushori i Realit dhe Interit, Wesley Sneijder ka njoftuar pensionimin e tij.

35-vjeçari ka fituar shumë trofe gjatë karrierës si Ligën e Kampionëve, Kupën e Italisë, mirëpo nuk arriti të fitojë asnjëherë Topin e Artë.

Holandezi ka luajtur për shumë klube si Ajax, Galatasaray, Real Madrid, Inter dhe Nice.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.