05.09.2019, 16:42

Legjenda e Arsenalit mbron Granit Xhakën

Legjenda e Arsenalit, Ray Parlour ka mbrojtur mesfushorin, Granit Xhaka.

Xhaka nuk bëri një paraqitje të mirë në ndeshjen ndaj Tottenhamit duke shkaktuar një penallti për kundërshtarët.

Parlour e ka mbrojtur shqiptarin i cili luan për kombëtaren e Zvicrës, duke thënë se të gjithë bëjnë gabime.

“Xhaka është i mirë me topin. Mund të pasojë me largësi 25 ose 30 metra. Në ndeshjen e fundit nuk ishte dita e tij. E di që nuk luajti mirë, por ai nuk duhet të lejojë që kjo ta shpërqendrojë. Kur je kapiten mund të bësh gabime dhe t’iu ofrosh kundërshtarëve mundësinë për të shënuar. Për penalltinë, ishte një vendim i dobët nga ana e tij. Nuk mund të bësh atë faull. Duhet të mësoj nga këto gabime dhe të jetë më i disiplinuar në fushë”, deklaroi ai.

LEXO EDHE:  A do të largohet Shaqiri nga Liverpooli?
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.