Largimi nga Juventusi, Higuain zbulon të ardhmen

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, nuk ka ndërmend të mbyllë karrierën te Juventusi dhe duket se po luan sezonin e fundit me bardhezinjtë. Argjentinasi ka treguar se po mendon për të ardhmen dhe mund të mbyllë karriren te River Plate.

“River është një klub që më ka dhënë gjithçka, sepse lejuan Realin të më blinte dhe më dhanë mundësinë të rritesha. Tani për tani nuk e di se çfarë mund të ndodhë, pasi jam i fokosuar te Juventusi.

“Skuadra e Riverit është shumë kurajoze dhe ka shumë cilësi, fuqi, gjithçka. Mundësia që të më shini duke veshur numrin 9 të Riverit është e madhe. E di se dua të kthehem pas te Riveri të tërhiqem”, – tha Higuain.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.