Laporta: Rikthimi i Messit? Nuk e përjashtoj si mundësi
Gjatë konferencës për shtyp në prezantimin e Dani Alves, ai u pyet nga gazetarët për një rikthim të mundshëm të Lionel Messi te Barcelona. Gjatë fjalës së tij, ai nuk e përjashtoi mundësine e një rikthimi të “pleshtit” me katalanasit. Duke marrë parasysh edhe rikthimin e Dani Alves, Laporta tha se e njëjta gjë mund […]
Gjatë konferencës për shtyp në prezantimin e Dani Alves, ai u pyet nga gazetarët për një rikthim të mundshëm të Lionel Messi te Barcelona.
Gjatë fjalës së tij, ai nuk e përjashtoi mundësine e një rikthimi të “pleshtit” me katalanasit. Duke marrë parasysh edhe rikthimin e Dani Alves, Laporta tha se e njëjta gjë mund të ndodhi edhe me yllin argjentinas.
“Nuk e përjashtoj mundësinë e kthimit të Messit. Ka ndodhur me Danin që ka treguar tashmë se mosha është vetëm një numër. Po flasim për dy lojtarë spektakolarë.
Nuk mund ta parashikoj të ardhmen dhe ata ende po luajnë. Ne do t’i marrim gjithmonë në konsideratë, por për momentin ata kanë një kontratë me klube të tjera. Në jetë nuk i dihet kurrë”.