Lampard konfirmon mungesën e N’Golo Kantes në ndeshjen ndaj Leicester City

18.01.2021

Nesër në kuadër të Premier Ligës me fillim nga ora 21:15, do të zhvillohet derbi në mes të Chelseas dhe Leicester City. Trajneri i Blues, Frank Lampard ka konfirmuar se mesfushori i tij i preferuar, N’Golo Kante ka një dëmtim në muskul dhe se nuk është i gatshëm të dalë në fushë për tu përballur […]

Lampard konfirmon mungesën e N’Golo Kantes në ndeshjen ndaj Leicester City Foto: Ilustrim

Nesër në kuadër të Premier Ligës me fillim nga ora 21:15, do të zhvillohet derbi në mes të Chelseas dhe Leicester City.

Trajneri i Blues, Frank Lampard ka konfirmuar se mesfushori i tij i preferuar, N’Golo Kante ka një dëmtim në muskul dhe se nuk është i gatshëm të dalë në fushë për tu përballur me kundërshtarin.

Skuadra angleze, Chelsea është duke pasur një ecuri jo të mirë të formës si dhe ditë më parë u raportua për një largim të mundshëm të Lampardit.

Mungesa e Kantes do të “ndihet” e vështirë pasi ai humbi fitoren ndaj Fulham përmes pezullimit kur mori pesë kartonë të verdhë.

Përfaqësuesi i kombëtares franceze pritej të kthehej, por ai si duket ende nuk është në gjendje që të kthehet në stërvitje si dhe në ndeshje.