Lajme të mira për Xherdan Shaqirin nga Jurgen Klopp

22.10.2019

Mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri këtë edicion ka zhvilluar vetëm 11 minuta lojë në Premier Ligë me Liverpoolin. Ka disa javë që reprezentuesi i Zvicrës është i lënduar dhe pritet që të kthehet muajin e ardhshëm. Por ajo që mund ta gëzojë Shaqirin është sistemi i ri i lojës që trajneri Jurgen Klopp është duke e […]

Lajme të mira për Xherdan Shaqirin nga Jurgen Klopp Foto: Ilustrim

Mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri këtë edicion ka zhvilluar vetëm 11 minuta lojë në Premier Ligë me Liverpoolin.

Ka disa javë që reprezentuesi i Zvicrës është i lënduar dhe pritet që të kthehet muajin e ardhshëm.

Por ajo që mund ta gëzojë Shaqirin është sistemi i ri i lojës që trajneri Jurgen Klopp është duke e aplikuar.

Kundër Manchester Unitedit ishte ndeshja e 4-të rresht që gjermani luajti me sistemin 4-2-3-1, dhe jo 4-3-3 siç është paraqitur gjithmonë.

Mediumi “LiverpoolEcho” shkruan se kjo do të thotë që Shaqiri mund të ketë shumë më tepër minutazh te skuadra e Liverpoolit.