Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka marrë një lajm të mirë në stërvitjen e ekipit.
Ai ka parë të stërvitet me topin dhe yllin e tij Eden Hazard. Belgu ka nisur të stërvitet me top dhe kjo do të thotë se e ka kaluar krejtësisht dëmtimin.
Sulmuesi do të jetë me shumë mundësi gati për rifillimin e kampionatit spanjoll.
Reali ka një mision të vështirë që të kapë Barcelonën në krye të renditjes. Madrilenët fituan në përballjet direkte, por e dorëzuan kreun një javë më pas.
Hazard ka kontribuar shumë pak për skuadrën spanjolle, pasi ky sezon i parë ka qenë dështim.
Ai është dëmtuar disa herë, ndërsa nuk ka impresionuar në fushën e lojës. Zidane e kërkoi me ngulm nga Chelsea, por duket se është penduar.