Lajm fantastik për Mallorcan: Vedat Muriqi rikthehet në stërvitje

09.01.2024

Këtë të hënë në mëngjes, skuadra e Mallorcas u suprizua me një lajm të mirë – Vedat Muriqi u shfaq në stërvitjen e ekipit. Sulmuesi i Kosovës, i cili u lëndua me 12 nëntor gjatë ndeshjeve ndëkombëtare, është përshëndetur me ngrohtësi nga bashkëlojtarët e tij, duke treguar se ai është më afër se kurrë të […]

Lajm fantastik për Mallorcan: Vedat Muriqi rikthehet në stërvitje

Këtë të hënë në mëngjes, skuadra e Mallorcas u suprizua me një lajm të mirë – Vedat Muriqi u shfaq në stërvitjen e ekipit. Sulmuesi i Kosovës, i cili u lëndua me 12 nëntor gjatë ndeshjeve ndëkombëtare, është përshëndetur me ngrohtësi nga bashkëlojtarët e tij, duke treguar se ai është më afër se kurrë të rikuperimit.

Atmosfera në ekipin e Mallorcas ishte e një entuziazmi të dukshëm me kthimin e tij në stërvitje, pasi sulmuesi ka qenë një mungesë e madhe në formacionin e skuadrës. Kthimi i tij i parakohshëm është një sinjal pozitiv dhe mund të parashtrojë një rikthim më të shpejtë në fushë sesa që pritej fillimisht.

Trajneri i skuadrës, Javier Aguirre, kishte sugjeruar më parë se sulmuesi mund të kthehet në veprim në shkurt. Por, me paraqitjen e tij në stërvitjen e sotme, është e qartë që progresi i shërimit të Muriqit po ecën më shpejt se sa ishte parashikuar.

Megjithatë, stafi teknik i Mallorcas është i kujdesshëm për të mos bërë hapa të nxituar me kthimin e tij, duke pasur parasysh se lëndimi i Muriqit ka qenë më kompleks nga sa u mendua në fillim. Siguria e lojtarit është prioritet, dhe nuk do të bëhet asnjë kompromis që mund t’i kushtojë klubit ose lojtarit.

LEXO EDHE:  Superliga e Kosovës: Derbi i zjarrtë në Suharekë, sfida për top 6 vazhdon

Në ndeshjet e sezonit deri në momentin e lëndimit, Muriqi ka qenë një figurë kyçe në skuadrën e Mallorcas. Me 12 paraqitje në të gjitha kompeticionet, ai ka arritur të shënojë katër gola dhe të ofrojë dy asistime, duke kontribuar direkt në performancën e ekipit.

Tifozët dhe stafi i Mallorcas po e presin me padurim rikthimin e plotë të Muriqit në fushën e lojës. Prezenca dhe ndikimi i tij në skuadër janë pa dyshim të padiskutueshme, dhe me të shëndetshëm, ai pritet të jetë një forcë shtesë në përpjekjet e klubit për sukses në pjesën e mbetur të sezonit.

Etiketat