La Liga njofton datat e nisjes dhe përfundimit të sezonit 2023/24

15.06.2023

Kampionati elitar spanjoll, La Liga ka caktuar tashmë një datë për fillimin e sezonit të ri 2023/24. Pas Ligës Premier, tani është radha e La Ligas për të njoftuar në lidhje me nisjen e sezonit të ardhshëm. La Liga ka konfirmuar se sezoni i ri 2023/24 do të fillojë më 11 gusht të këtij viti […]

La Liga njofton datat e nisjes dhe përfundimit të sezonit 2023/24 Foto: Ilustrim

Kampionati elitar spanjoll, La Liga ka caktuar tashmë një datë për fillimin e sezonit të ri 2023/24.

Pas Ligës Premier, tani është radha e La Ligas për të njoftuar në lidhje me nisjen e sezonit të ardhshëm.

La Liga ka konfirmuar se sezoni i ri 2023/24 do të fillojë më 11 gusht të këtij viti dhe do të zgjasë deri më 26 maj 2024.

Shorti për ndeshjet e sezonit 2023/2024 të La Ligës do të hidhet të enjten më 22 qershor në orën 12:00 në selinë e Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF).

Pushimi i Krishtlindjeve do të zgjasë vetëm nëntë ditë, midis datës së 22 dhjetorit dhe 1 janarit 2024.

Ndërkohë Segunda Division apo La Liga 2 do të fillojë në të njëjtën kohë, por do të përfundojë më 2 qershor 2024, me “Play-Off”-et që do të zhvillohen nga 9 qershori deri më 23 qershor.

Sezoni i La Ligës do të përfundojë një javë më herët se këtë sezon, por ky sezon u zgjat nga Kupa e Botës dimërore në Katar.