Kylian Mbappe s’do të kushtojë më shumë se 40 milionë euro

Coronavirus do të ketë efekte shkatërrues në merkaton e futbollit.

Kriza ekonomike do të ndihet edhe në arkat e klubeve dhe ka pak mundësi që të bëhen blerje për shifra të larta.

Ka qenë eurodeputeti Daniel Cohn-Benedit që ka dhënë alarmin në Francë, duke marrë si shembull Mbappe, një nga lojtarët më të çmuar në qarkullim.

“Pas krizës për shkak të  coronavirus-it, – ka thënë ai në një intervistë për Ouest-France, – sulmuesi i PSG-së nuk do të vlejë më shumë se 35-40 milionë, jo më 200”.

Një faktor që nuk është domosdoshmërisht negativ për Cohn-Bendit, duke parë se shifrat që qarkullonin më parë nuk ishin të arsyeshme:

“Kjo krizë do të zhdukë mungesën e arsyes nga sporti profesionist. Është si të kishte ndodhur një sulm nuklear dhe të na duhej  të rindërtonim gjithçka nga e para, por mbi baza të tjera”.

“Është një riorganizim që nuk kalon vetëm nga rrogat e lojtarëve, por edhe nga të drejtat televizive dhe reklamave. Duhet të spastrojmë sistemin e menaxherëve, të atyre që bëjnë marrëveshje të çmendura në botën e futbollit: nuk besoj se lojtarët luajnë më keq vetëm sepse paguhen më pak”, ka thënë Bendit.

RAPORTO