Kylian Mbappe mund t’i bashkohet Liverpoolit

03.02.2021

Liverpooli raportohet se mund të ndihmohet nga kompania gjigante ‘Nike’ rreth transferimit të Kylian Mbappes. Reprezentuesi francez ka kontratë të vlefshme me Paris Saint-Germainin edhe për 16 muaj, teksa bisedimet për zgjatje të kontratës thuhet se janë duke vazhduar. Megjithatë, ‘Liverpool Echo’ shkruan se kampioni në fuqi anglez nuk është dorëzuar në garën për transferimin […]

Kylian Mbappe mund t’i bashkohet Liverpoolit Foto: Ilustrim

Liverpooli raportohet se mund të ndihmohet nga kompania gjigante ‘Nike’ rreth transferimit të Kylian Mbappes.

Reprezentuesi francez ka kontratë të vlefshme me Paris Saint-Germainin edhe për 16 muaj, teksa bisedimet për zgjatje të kontratës thuhet se janë duke vazhduar.

Megjithatë, ‘Liverpool Echo’ shkruan se kampioni në fuqi anglez nuk është dorëzuar në garën për transferimin e 22 vjeçarit. Sipas këtij mediumi, bashkëpunimi i ‘Të Kuqve’ me ‘Nike’ mund t’iu ndihmojë rreth transferimit të ish-sulmuesit të Monacos.

Kompania e veshjeve përfiton 20% nga Liverpooli në shitjen e fanellave dhe nëse Mbappe transferohet në ‘Anfield’, do të përfitonin më shumë se 75 milionë funte në vit. Vlen të theksohet se sulmuesi francez gjithashtu është nën kontratë nga ‘Nike’.

Rol të madh në ndërmjetësimin e marrëveshjes mund të luaj edhe një nga klientët kryesor te ‘Nike’, LeBron James, i cili gjithashtu zotëron një pjesë të aksioneve te klubi i Liverpoolit.