Kylian Mbappe mund të paguajë nga ‘xhepi i tij’ për të siguruar kalimin tek Real Madridi

16.02.2024

Kylian Mbappe raportohet se ka shprehur gatishmërinë që të paguajë nga ‘xhepi i tij’ në mënyrë që të sigurojë transferimin e tij të ëndrrave tek Real Madridi.

Kylian Mbappe mund të paguajë nga ‘xhepi i tij’ për të siguruar kalimin tek Real Madridi Foto: Ilustrim

Mbappe tashmë është konfirmuar se u ka komunikuar drejtuesve të klubit vendimin e tij për t’u larguar nga kryeyqyteti francez gjatë verës, pas shtatë vitesh të kaluara me fanellën e PSG-së.

Këto lajme ‘shpërthyen’ mbrëmjen e së enjtes dhe që nga ajo ditë ka pasur shumë përditësime të reja rreth situatës së Mbappes.

Francezi tani thuhet se mund t’i dhurojë PSG-së një pjesë të parave që do i marrë si bonus nënshkrimi nga Real Madridi, duke bërë që të pretendohet se ishte një ‘bonus’.

25-vjeçari pritet të përfitojë qindra miliona euro nga gjiganti spanjoll dhe me shumë mundësi do të nënshkruajë një kontratë minimumi prej pesë vitesh kohëzgjatje, ani pse ai nuk do të jetë lojtari më pagën më të madhe në klub.

Sidoqoftë, duke marrë parasysh se PSG nuk do të përfitojë ndonjë shumë parash nga largimi i yllit të tyre, duket se Mbappe është i gatshëm t’i dhurojë atyre diçka në shenjë falënderimi.

PSG pritet që t’i shpëtojë rreth 200 milionë euro në vit pas largimit të Mbappes dhe tashmë kanë nisur hapat e parë drejt zëvendësimit të tij, ku emra si Rafael Leao, Bernardo Silva dhe Leny Yoro tashmë janë përmendur si objektiva të tyre