Kylian Mbappé fiton Këpucën e Artë Evropiane 2024/25!

25.05.2025

Kylian Mbappé është shpallur fitues i Këpucës së Artë Evropiane për sezonin 2024/25!

Sulmuesi francez ka arritur këtë trofe prestigjioz falë formës së tij të jashtëzakonshme gjatë sezonit të tij të parë me Real Madridin.

Mbappé ka shënuar plot 42 gola në të gjitha kompeticionet me klubin madrilen, duke lënë pas konkurrentët e tjerë në garën për golashënuesin më të mirë në kontinent. Ky sukses individual vjen si kurorëzim i një sezoni debutues mbresëlënës për yllin francez në “Santiago Bernabeu”.

Ky trofe i Këpucës së Artë Evropiane shton edhe një tjetër arritje të madhe në karrierën e Mbappé, duke konfirmuar statusin e tij si një nga sulmuesit më të rrezikshëm dhe efikasë në futbollin botëror.