Ky kanal televiziv e transmeton ndeshjen Klaksvik – Ballkani

11.08.2022

Kampioni i Kosovës, luan në udhëtim ndeshjen kthyese kundër Klaksvik nga Ishujt Faroe, në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës, sfidë që mund ta ndiqni live në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave, e zhvilluar një javë më parë në ‘Fadil Vokrri’ ishte mbyllur me fitoren […]

Ky kanal televiziv e transmeton ndeshjen Klaksvik – Ballkani Foto: Ilustrim

Kampioni i Kosovës, luan në udhëtim ndeshjen kthyese kundër Klaksvik nga Ishujt Faroe, në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës, sfidë që mund ta ndiqni live në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave, e zhvilluar një javë më parë në ‘Fadil Vokrri’ ishte mbyllur me fitoren e skuadrës sonë (3-2).

Djemtë e Ilir Dajës janë afër të shkruajnë historinë duke kaluar në rundin e play-offit të kësaj garë evropiane.

Ballkani mbrëmë ka zhvilluar seancën e fundit para duelit të sontëm që pritet të jetë interesant pasi që do të përcaktohet skuadra kualifikuese për rrethin tjetër.

Atmosfera në taborin e Ballkanit është e mirë, dhe se lojtarët do të hyn në fushë për të bërë më të mirë.

Skuadra e cila do të kalojë në rundin tjetër do të përballet me skuadrën shqiptare, Shkupin.

Ndeshja mes Klaksvik dhe Ballkanit nis në orën 20:00.