Trajneri aktual i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ardhmja e tij nuk dihet ende se a është e sigurt që të qëndrojë në Barcelonë, drejtuesit e klubit kanë konfirmuar se Valverde do të largohet nga klubi pas dështimit në Champions League po ashtu edhe në Kupën e Mbretit. Por, kontrata e Valverde do të zgjasë deri në vitin 2020.

Tashmë tifozët e klubit spanjoll po mundohen që të kuptojnë emrin e trajnerit të ri të Barcelonës, ku Mundo Deportivo ka publikuar një listë me shumë emra.

Megjithatë, radioja e njohur në Katalunjë, RAC1, mbrëmjen e së hënës ka shkuar edhe më tej, duke zbuluar emrin e zgjedhur nga Barça për të ardhmen.

Trajneri i ri i Barcelonës thuhet se do të jetë, Roberto Martinez, trajneri i cili tani për momentin është duke e drejtuar Belgjikën.

Martinez drejtonë Belgjikën që nga viti 2016, dhe se njihet si njëri prej trajnerëve më të suksesshëm në futboll.