Ky gjyqtar shqiptar caktohet të referojë duelin Kosovë – Lituani

24.03.2021

Kosova sonte zhvillon ndeshjen miqësore me Lituaninë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Gjyqtar kryesor i takimit është caktuar Enea Jorgji nga Shqipëria. 36-vjeçari ka eksperiencë relativisht të madhe në arenën ndërkombëtare duke referuar në garat evropiane që nga viti 2012. Nuk është hera e parë që Jorgji do t’i referojë Kosovës. Në vitin 2017 ai kishte […]

Ky gjyqtar shqiptar caktohet të referojë duelin Kosovë – Lituani Foto: Ilustrim

Kosova sonte zhvillon ndeshjen miqësore me Lituaninë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjyqtar kryesor i takimit është caktuar Enea Jorgji nga Shqipëria.

36-vjeçari ka eksperiencë relativisht të madhe në arenën ndërkombëtare duke referuar në garat evropiane që nga viti 2012.

Nuk është hera e parë që Jorgji do t’i referojë Kosovës.

Në vitin 2017 ai kishte gjykuar takimin me Letoninë në Mitrovicë, ku “dardanët” patën fituar 4-3./IndeksOnline/