Ky futbollist do të ftohet për herë të parë te Kosova

05.03.2019

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka deklaruar që asnjë futbollist i ri nuk e ka marrë pasaportën e Kosovës, që ta ketë në dispozicion për dy ndeshjet e ardhshme kundër Danimarkës dhe Bullgarisë. Megjithatë, Florent Hasani nuk ka nevojë për pasaportë sepse ai veçse mbrojtur me plot sukses ngjyrat e Kosovës me grupmoshën U21. Burime […]

Ky futbollist do të ftohet për herë të parë te Kosova Foto: Ilustrim

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka deklaruar që asnjë futbollist i ri nuk e ka marrë pasaportën e Kosovës, që ta ketë në dispozicion për dy ndeshjet e ardhshme kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.

Megjithatë, Florent Hasani nuk ka nevojë për pasaportë sepse ai veçse mbrojtur me plot sukses ngjyrat e Kosovës me grupmoshën U21.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që ish futbollisti i Trepçës ’89 që tani luan Hungari te Diosgyor, do të grumbullohet për herë të parë me ekipin A të Kosovës, raporton IndeksOnline.

Hasani kishte luajtur në 10 ndeshje me Kosovën U21 për kualifikimet e kampionatit evropian për të rinjë që mbahet sivjet në Itali.

Florent Hasani