Ky është vendimi i Qeverisë për aktivitetet sportive

Ky është vendimi i Qeverisë për aktivitetet sportive

Qeveria e Kosovës ka publikuar masat e reja për të luftuar pandeminë COVID-19.

Përveç kufizimeve të lëvizjes së qytetarëve nga ora 22 deri në orën 5 të mëngjesit dhe mbylljes së gastronomisë, Qeveria ka vendosur masa edhe për aktivitetet sportive.

“Lejohen aktivitetet sportive vetëm për qëllime profesionale në hapësira të mbyllura dhe të hapura pa prezencë të publikut, dhe të cilat duhet të realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare sportive”, është vendimi i Qeverisë së Kosovës për aktivitetet sportive.

Këto masa do të hyjnë në fuqi nga data 7 prill deri më 18 prill.

RAPORTO