Ky është talenti i rivalëve të Superligës, të cilin e pëlqen presidenti i Ballkanit

20.01.2021

Talenti i Arbërisë, Almir Kryeziu po lë shenjën e tij në këtë sezon duke bërë që shumë shumë tifozë të dashurohen pas lojës së tij. Futbollisti i talentuar i Arbërisë ka lënë shenjën e tij në Superligë e më pas ka pranuar ftesë edhe për të përfaqësuar Kosovën U-21. Sukseset e tij në fushë përgjatë […]

Ky është talenti i rivalëve të Superligës, të cilin e pëlqen presidenti i Ballkanit Foto: Ilustrim

Talenti i Arbërisë, Almir Kryeziu po lë shenjën e tij në këtë sezon duke bërë që shumë shumë tifozë të dashurohen pas lojës së tij.

Futbollisti i talentuar i Arbërisë ka lënë shenjën e tij në Superligë e më pas ka pranuar ftesë edhe për të përfaqësuar Kosovën U-21.

Sukseset e tij në fushë përgjatë këtij sezoni janë pasuar edhe nga ato jashtë fushave të gjelbërta.

Kryeziu ishte ndër zbulimet e vitit 2020, ku me gola dhe asistime ndihmoi skuadrën e tij të marrin pikë.

Një nga personat që kanë mbetur të mahnitur nga cilësitë e Kryeziut është edhe Presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi.

Klubi futbollistik nga Suhareka ishin interesuar për sulmuesin e krahut, Almir Kryeziun, por ai për momentin ka vendosur të mbetet tek Arbëria.

Talenti i Arbërisë së fundmi ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku vihet në pah edhe respekti e admirimi që presidenti i Ballkanit ka për të.

Kabashi ka komentuar në fotografinë e Almir Kryeziut, ku shihet së bashku me Bernard Berishen.