Ky është rekordi i Lionel Messit i frikshëm ndaj skuadrave angleze

16.04.2019

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, po vazhdon me formë të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve, sidomos kur luan ndaj ndonjë skuadre angleze. Barcelona momentalisht është duke udhëhequr 2-0 ndaj Manchester United në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve. Të dy golat u shënuan nga Lionel Messi, i cili arriti që të dy golat […]

Ky është rekordi i Lionel Messit i frikshëm ndaj skuadrave angleze Foto: Ilustrim

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, po vazhdon me formë të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve, sidomos kur luan ndaj ndonjë skuadre angleze.

Barcelona momentalisht është duke udhëhequr 2-0 ndaj Manchester United në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Të dy golat u shënuan nga Lionel Messi, i cili arriti që të dy golat të i shënoi brenda katër minutave (16 dhe 20).

E për 31 vjeçarin argjentinas ky ishte goli i tij i 25-të ndaj skuadrave angleze në 32 ndeshje të zhvilluara deri më tani, një rekord i cili nuk është arritur nga askush tjetër deri më tani.