Ky është reagimi i Ballkanit dhe pretendentëve të tjerë për titull, për shortin e fazës së tretë

10.03.2020

Ka përfunduar faza e dytë e Superligës së Kosovës, tash nga java e ardhshme do fillojë faza e tretë e kampionatit. Ballkani ka mbetur lider i fazës së dytë edhe përkundër që ka humbur ndaj Flamurtarit me rezultat 2:1, por si e shohin fazën e tretë, në postimin e tyrë në rrjete sociale, ‘xhebsat’ e […]

Ky është reagimi i Ballkanit dhe pretendentëve të tjerë për titull, për shortin e fazës së tretë Foto: Ilustrim

Ka përfunduar faza e dytë e Superligës së Kosovës, tash nga java e ardhshme do fillojë faza e tretë e kampionatit.

Ballkani ka mbetur lider i fazës së dytë edhe përkundër që ka humbur ndaj Flamurtarit me rezultat 2:1, por si e shohin fazën e tretë, në postimin e tyrë në rrjete sociale, ‘xhebsat’ e kanë filluar : “Me humbjen e sodit po hyjm ne fazen e tretë të kampionatit , faza e cila do të jetë shumë e nxehtë për titull dhe mbijetesë”

Më pastaj ‘portokallinjët’ njoftuan se do të ndeshen me Drenicën, dhe e përmbyllin me pritje të mbarë drejt suksesit: “Ndeshjen e radhës e presim Drenicen në Suharekë, dhe ndeshjet tjera me radhë .Na priftë e mbara drejt suksesit historik”, shkruan në njoftimin e FC Ballkani.

Pretendenti i radhës për titull është Drita nga Gjilani, e cila me fitore në kryendeshjen e xhiros së 22-të ndaj Prishtinës, ka rritur përsëri gjasat për të qenë favorit kryesor për titull.

‘Intelektualët’ në rrjete sociale kanë përmendur vetëm përfundimin e fazës së dytë, renditjen tabelare, sistemin e krijuar dhe xhiron e 23-të, të cilën do ta zhvillojë ndaj Flamurtarit.

‘Skifterat’ kanë përfunduar në vendin e tretë edhe pse humbi nga Llapi në Podujeve me rezultat 2:1, ku kishte polemika të mëdha për penalltinë e dhënë për llapjanët.

Reagimi i tyre në rrjete sociale për fillimin e fazës së tretë, ka filluar me përmendjen e xhiros së 23-të ndaj Trepçës 89, dhe xhiron e fundit që do e luaj ndaj Flamurtarit.

Prishtina e filloj stinorin me shumë zell, ku korri sukses në disa lojë me radhë, por gaboj në dy derbi, atë ndaj Ballkanit në kryeqytet dhe ndeshjen e fundit ndaj Dritës në Gjilan.

Fazën e tretë nuk e mirëpresin edhe aq mirë, ku në njoftimin e tyre në rrjete sociale e kanë cilësuar si orar ferri:“Prishtina ka orar “ferri” sidomos në muajin prill dhe gjysmën e parë të muajit maj ku i zhvillon 9 ndeshje për 37 ditë (në çdo 3-4 ditë nga një ndeshje) duke i llogaritur edhe dy ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës”, shkruhet në njoftimin e FC Prishtinës.