Ky është futbollisti që po e refuzon Kosovën, pret ftesë nga Zvicra

Njëri ndër sulmuesit më në formë shqiptarë në Evropë momentalisht është Kemal Ademi.

Anëtari i Baselit sivjet ka shënuar 6 gola në 6 ndeshje në Superligën e Zvicrës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, së fundi i kanë bërë ftesë Ademit, por ai nuk është shprehur i gatshëm të veshë fanellën e “Dardanëve”.

23-vjeçari nuk ka luajtur asnjëherë për përfaqësuese dhe po shpreson që të luaj për Zvicrën. 

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.