Ky është futbollisti holandez që po testohet te FC Ballkani, ka qenë pjesë e Twente U21

24.01.2022

Në formacionin e suharekasve zë vend edhe një futbollist i ri, i cili është në prova tek skuadra kosovare, shkruan Gazeta Olle. Bëhet fjalë për holandezin, Dilivio Hoffman, i cili luan në rolin e sulmuesit të majtë. Hoffman është 24 vjeçar dhe më herët ka qenë pjesë e disa skuadrave nga Liga e Tretë në […]

Ky është futbollisti holandez që po testohet te FC Ballkani, ka qenë pjesë e Twente U21 Foto: Ilustrim

Në formacionin e suharekasve zë vend edhe një futbollist i ri, i cili është në prova tek skuadra kosovare, shkruan Gazeta Olle.

Bëhet fjalë për holandezin, Dilivio Hoffman, i cili luan në rolin e sulmuesit të majtë.

Hoffman është 24 vjeçar dhe më herët ka qenë pjesë e disa skuadrave nga Liga e Tretë në Holandë, si dhe në U21 të Twentes.

Mbetet të shihet nëse sulmuesi do të ketë paraqitje të mirë në mënyrë që ta bindë Ilir Dajën për ta transferuar në Superligën e Kosovës.