Ky do të jetë trajneri i ri i FC Barcelonës në dhjetor

07.11.2019

Presioni është te Ernesto Valverde dhe Barcelon, ndërsa Claudio Borghi beson se madje mund të ketë një ndryshim në mes të sezonit në ‘Camp Nou’, me trajnerin e River Plate Marcelo Gallardo një kandidat për ta marrë drejtimin e skuadrës. Borghi, një fitues i Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 1986 dhe tani një […]

Ky do të jetë trajneri i ri i FC Barcelonës në dhjetor Foto: Ilustrim

Presioni është te Ernesto Valverde dhe Barcelon, ndërsa Claudio Borghi beson se madje mund të ketë një ndryshim në mes të sezonit në ‘Camp Nou’, me trajnerin e River Plate Marcelo Gallardo një kandidat për ta marrë drejtimin e skuadrës.

Borghi, një fitues i Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 1986 dhe tani një analist i TV-së, deklaroi se Gallardo mund të punësohej nga klubi katalunas para fillimit të vitit.

“Gallardo do të jetë trajneri i Barcelonës në dhjetor”, tha ai, transmeton lajmi.net.

“Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë”.

“[Presidenti i River Plate Rodolfo] D’Onofrio tha se ai do të largohej vetëm duke dhënë dorëheqje, por këtë e di nga një burim i drejtpërdrejtë”, zbuloi Borghi.