Kushtrim Gashi merr vendim final, paraqet kërkesë për largimin nga Ballkani

11.07.2022

Një nga lojtarët më të përfolur në elitën e futbollit kosovar, është Kushtrim Gashi pas përfundimit të edicionit 2021/22. Mesfushori pejan i cili arriti të shpallej kampion me Ballkanin, siç duket do të mbyllë aventurën tre vjeçare në Suharekë, pas raporteve jo të mira me trajnerin Ilir Daja. Gashi në një intervistë ekskluzive për Gazetën […]

Kushtrim Gashi merr vendim final, paraqet kërkesë për largimin nga Ballkani Foto: Ilustrim

Një nga lojtarët më të përfolur në elitën e futbollit kosovar, është Kushtrim Gashi pas përfundimit të edicionit 2021/22.

Mesfushori pejan i cili arriti të shpallej kampion me Ballkanin, siç duket do të mbyllë aventurën tre vjeçare në Suharekë, pas raporteve jo të mira me trajnerin Ilir Daja.

Gashi në një intervistë ekskluzive për Gazetën OLLE, flet për lënien jashtë në udhëtimin e portokallezinjëve në Lituani.

“Unë nuk kam stërvitur fare me grupin për këtë ndeshje, dhe nuk jam i grumbulluar për ndeshjen e dytë që e zhvillon Ballkani ndaj Zalgiris” tha fillimisht mesfushori.

Pas raporteve jo të mira me trajnerin Daja, shumë skuadra kanë hedhur sytë nga mesfushori 29 vjeçar, i cili vetëm se ka filluar të mendoj largimin nga Suhareka, dhe karrierën ta vazhdoi në një tjetër klub.

“Pas incidenteve që tashmë dihen për opinionin publik, unë kam vendosur që mos të kthehem më te Ballkani, unë kam kontratë edhe një vit por tani kam paraqitur kërkesën për shkëputjen e kontratës” përfundoi Gashi intervistën.