Kush do jetë i pari pas fazës së dytë, ja si mund ti rrezikohet Ballkanit vendi i parë

06.03.2020

Kanë mbetur vetëm edhe një javë për t’u luajtur, dhe do të mbyllet faza e dytë e IPKO Superligës, pas së cilës krijohet orari i fazës së tretë. Ballkani me shumë gjasa do të mbetet në vendin e parë, por për këtë i duhet të vazhdojë formën e mirë edhe në kryeqytet ndaj Flamurtarit të […]

Kush do jetë i pari pas fazës së dytë, ja si mund ti rrezikohet Ballkanit vendi i parë Foto: Ilustrim

Kanë mbetur vetëm edhe një javë për t’u luajtur, dhe do të mbyllet faza e dytë e IPKO Superligës, pas së cilës krijohet orari i fazës së tretë.

Ballkani me shumë gjasa do të mbetet në vendin e parë, por për këtë i duhet të vazhdojë formën e mirë edhe në kryeqytet ndaj Flamurtarit të Prishtinës.

Tri është pikëdallimi mes tyre dhe të dytit Gjilanit e Prishtinës, që kanë nga 41 pikë. E katërta është Drita me 40 sosh.

Ballkani mund të përfundojë në vendin e parë, nëse nuk humb në Prishtinë.

Nëse humb nga Flamurtari, atëherë vendi i parë i rrezikohet vetëm nëse Gjilani nuk fiton në Podujevë ndaj Llapit. Prishtina do ta kalonte Ballkanin vetëm nëse mund Dritën me dy gola epërsi, gjithnjë nëse skuadra e Ismet Munishit humb me 1 gol dallim, raporton Gazeta Olle.

Sipas Rregullores së FFK-së, nëse skuadrat kanë pikë të njëjta në renditjen tabelore, atëherë shikohet golëdallimi. Momentalisht Ballkani ka goldallim +21, ndërsa Gjilani e Prishtina, 19.

Vendi i parë pas fazës së dytë ka përparësinë e terrenit vendas në ndeshjen e fundit të kampionatit, ku do ta priste vendin e dytë pas kësaj faze.