Kurti komenton barazimin Shqipëri-Serbi: “Luajtëm më mirë, me pak fat merrnim tri pikë”

para 11 dite

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar barazimin pa gola (0-0) të Shqipërisë me Serbinë, në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2026, të zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin “Air Albania”.

Kurti komenton barazimin Shqipëri-Serbi: “Luajtëm më mirë, me pak fat merrnim tri pikë”

Përmes një postimi në Facebook, Kurti shprehu bindjen se Shqipëria luajti më mirë se kundërshtari dhe me pak më shumë fat mund t’i kishte fituar të tri pikët.

“Pritjet ishin të mëdha, vëmendja gjithashtu! Me pak më shumë fat në fund të pjesës së parë, mund të kishim marrë të tri pikët nga ndeshja. Andaj, barazimi na la të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren, e cila luajti më mirë se kundërshtari i saj,” shkroi Kurti.

Ai shprehu optimizëm për ecurinë e mëtejshme të Kombëtares në këto kualifikime. “Në fund të këtyre kualifikimeve jemi të bindur se Shqipëria do të triumfojë,” theksoi Kryeministri në detyrë.

Ndeshja Shqipëri-Serbi ishte një ndër më të përfolurat dhe të shumëpriturat, duke ngjallur interes të madh si për nga aspekti sportiv, ashtu edhe ai politik.

Etiketat

Ofertat e fundit