Kun Aguero, goditja e parë e Barcelonës në merkato

13.05.2021

Lionel Messi ka kërkuar garanci dhe një ekip kompetitiv që të qëndrojë te Barcelona dhe përgjigja e drejtuesve do të jetë një “PO”. Presidenti Laporta tashmë ka nisur planin për afrimin e sulmuesit argjentinas i cili do të vijë falas pas përfundimit të kontratës me Man. City. Edhe pse 33 vjeç, te katalanasit ka besim […]

Kun Aguero, goditja e parë e Barcelonës në merkato Foto: Ilustrim

Lionel Messi ka kërkuar garanci dhe një ekip kompetitiv që të qëndrojë te Barcelona dhe përgjigja e drejtuesve do të jetë një “PO”.

Presidenti Laporta tashmë ka nisur planin për afrimin e sulmuesit argjentinas i cili do të vijë falas pas përfundimit të kontratës me Man. City.

Edhe pse 33 vjeç, te katalanasit ka besim se Aguero ka shumë për të dhënë sidomos me Messin në sulm ndërsa 258 golat në 388 ndeshje me Citizens japin siguri për shkëlqimin e lojtarit në “Camp Nou”.

Aguero aktualisht përfiton 12 mln euro në vit me Man. City por sigurisht paga e tij do të jetë më e vogël te Barcelona, diku te 7-8 mln në vit dhe do të mbajë fanellën me numrin 9.

Menjëherë pas tij, Barcelona ka gati edhe goditjen tjetër tashmë në mbrojtje, Eric Garcia edhe ky do të vijë nga Man. City ku i skadon kontrata në fund të Qershorit.