Kujdes nga gjyqtarët: Ky është numri i penalltive në dy javët e para në Superligë të Kosovës

Katër penalti në javën e parë dhe tri të tjera në xhiron e dytë janë akorduar në këtë fillim kampionati, teksa dueli Trepça ’89 – Gjilani edhe mund ta mbajë rekordin e penaltive të akorduara për një ndeshje (3).

Nga këto shtatë penalti vetëm njëra prej tyre nuk ka përfunduar në rrjetë. Daut Maxhuni i Vushtrrisë e dërgoi topin mbi oxhaqet e shtëpive në duelin e fundjavës përballë Trepçës ’89.

85% është saktësia e realizimeve të penaltive në këtë fillim kampionati, derisa asnjë futbollist nuk është gjendur më shumë se njëherë në rrethin e bardhë, shkruan Gazetasheshi.com.

Trepça ’89 është klubi që ka fituar më së shumti penalti (2), teksa nga një e kanë fituar edhe Feronikeli, Gjilani, Ballkani, Vushtrria e Drita.

Është interesant fakti se nga penaltitë e akorduara asnjë futbollist nuk e ka pësuar me përjashtim, teksa masa e ndalimit maksimumi ka qenë kartoni i verdhë.

Besfort Kosumi mbetet gjyqtari me më së shumti penalti të akorduara në dy javët e para. Gjyqtari nga kryeqyteti akordoi tri të tilla në duelin Trepça ’89 – Gjilani.

Mervan Bejtullahu ka akorduar një, sikurse kanë bërë edhe Dardan Çaka, Kreshnik Vula e Tefik Maloku.

RAPORTO