Kualifikohet Zvicra në 1/8 e finaleve në Euro 2020

Kualifikohet Zvicra në 1/8 e finaleve në Euro 2020
F K

22.06.2021 / Sport

Edhe pse nuk ka zhvilluar ndeshje të hënën, Zvicra është kualifikuar në 1/8 e finaleve në Euro 2020.

Zvicra ia del të kualifikohet. Nati edhe pse nuk luajti të hënën, u kualifikua në 1/8 e finaleve në Euro 2020. Kjo është hera e dytë radhazi që kualifikohet në këtë fazë, njëherësh edhe suksesi më i madh për zviceranët.

Zvicra përfundoi në vendin e tretë në Grupin A. Katër vendet e treta nga gjashtë grupe kualifikohen tutje. Në Grupin B, Finlanda është e treta me tri pikë dhe në Grupin C, Ukraina me tri pikë.

Kështu, Zvicra la pas këto dy kombëtare dhe siguroi fazën e ardhshme të garave, derisa do të mësojë kundërshtarin e ardhshëm, shkruan albinfo.ch

Zvicra të dielën mundi Turqinë 3:1, me dy gola nga Xherdan Shaqiri.

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit

1

5 orë më parë / Sport

FBK: Më 1 gusht fillon afati kalimtar