Kthehet fitorja në Suharekë, Ballkani mposht Trepçën me rezultat 3:1

21.06.2020

Ballkani është rikthyer te fitorja pas tre ndeshjeve, duke mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 3:1. Suharekasit kalun në avantazh me Jetmir Topallin (19’), para se nga penalltia Arb Manaj (23’) të barazonte rezultatin. Gola nuk pati deri në minutat e fundit, kur Ermal Krasniqi (78’) riktheu epërsinë e skuadrës së tij. Për rezultatin përfundimtar u […]

Kthehet fitorja në Suharekë, Ballkani mposht Trepçën me rezultat 3:1 Foto: FC Ballkani

Ballkani është rikthyer te fitorja pas tre ndeshjeve, duke mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 3:1.

Suharekasit kalun në avantazh me Jetmir Topallin (19’), para se nga penalltia Arb Manaj (23’) të barazonte rezultatin.

Gola nuk pati deri në minutat e fundit, kur Ermal Krasniqi (78’) riktheu epërsinë e skuadrës së tij. Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Mirlind Daku (87’) që shënoi për 3:1.

Ballkani vazhdon të jetë në pozitën e tretë me 49 pikë, tre më pak se lideri Drita. ‘Xehtarët’ ndërkohë bëjnë hap prapa për mbijetesën, ku në vendin e nëntë tubojnë 27 pikë.