Kryeministri Kurti: Në këtë ditë zie na ndriçohen zemrat me fitoren e Nora Gjakovës
Xhudistja Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, kështu duke shkruar historinë për Kosovën. Kjo medalje është e dyta brenda garimit në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’. Në finale, xhudistja Gjakova ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique, duke siguruar kështu suksesin e saj më të madh në karrierën e saj […]
Xhudistja Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, kështu duke shkruar historinë për Kosovën.
Kjo medalje është e dyta brenda garimit në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.
Në finale, xhudistja Gjakova ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique, duke siguruar kështu suksesin e saj më të madh në karrierën e saj prej një xhudisteje.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Nora Gjakovën për këtë sukses të arritur në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.
Kurti përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se në këtë ditë zie, kur po kujtohen jetët e humbura nga aksidenti tragjik në Kroaci, shqiptarët i janë gëzuar suksesit të Nora Gjakovës në olimpiadën Tokyo 2020-të.
Ndryshe fitoren e xhudistes Nora Gjakova e kanë uruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
A second gold 🥇🥇 for Kosova at #TokyoOlympics.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 26, 2021
On this day of grief as we mourn the loss of lives from the tragic accident in Croatia, our hearts are lightened by the success of our champion, Nora Gjakova, at #Tokyo2020 who won #gold in the women’s – 57kg #Judo. @NOCKOSOVO pic.twitter.com/0zv4zXfV6v