Kryeministri Kurti: Mbrëmë FC Ballkani e Florian Marku shënuan suksese të jashtëzakonshme

26.08.2022

Kampioni në fuqi i Kosovës, FC Ballkani ka shkruar faqe të re në futbollin kosovar. Skuadra portokallezi ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve në UEFA Conference League, duke u bërë klubi i parë nga Kosova që arrin në këtë nivel të garave evropiane. Ballkani, të enjten në mbrëmje, në stadiumin e stërmbushur “Fadil […]

Kryeministri Kurti: Mbrëmë FC Ballkani e Florian Marku shënuan suksese të jashtëzakonshme Foto: Ilustrim

Kampioni në fuqi i Kosovës, FC Ballkani ka shkruar faqe të re në futbollin kosovar. Skuadra portokallezi ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve në UEFA Conference League, duke u bërë klubi i parë nga Kosova që arrin në këtë nivel të garave evropiane.

Ballkani, të enjten në mbrëmje, në stadiumin e stërmbushur “Fadil Vokrri” në Prishtinë e ka mposhtur kampionin e Maqedonisë së Veriut, klubin shqiptar, FC Shkupi, me rezultat 1:0. Kësisoj, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja është kualifikuar tutje me rezultatin e përgjithshëm pas dy ndeshjeve, 3:1.

Po ashtu, gjatë mbrëmjes së djeshme ka zhvilluar meçin edhe boksieri shqiptar, Florian Marku.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një shkrmi në rrjetet sociale, ka thënë se FC Ballkani dhe Florian Marku shënuan suksese të jashtëzakonshme.

Ai tha se therandasit portokallezinj u bënë ekipi i parë i Kosovës që avancon në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ndërkaq Florian Marku u shpall kampion bote i boksit në kategorinë e tij.

Po ashtu, Kurti ka shtuar se dje kishte festë në Prishtinë e festë në Tiranë. Krenari për të gjithë shqiptarët.

Postimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Mbrëmë në “Fadil Vokrri” dhe “Air Albania”, FC Ballkani i Kosovës dhe Florian Marku shënuan suksese të jashtëzakonshme.

Therandasit portokallezinj u bënë ekipi i parë i Republikës sonë që avancon në fazën e grupeve të garës evropiane, Liga e Konferencës. Ndërkaq “Mbreti Shqiptar” i pamposhtur, Florian Marku, u shpall kampion bote i boksit në kategorinë e tij.

Festë në Prishtinë. Festë në Tiranë. Krenari për të gjithë shqiptarët.