Kroos: El Clasico është e paparashikueshme, por shkojmë për fitore

22.10.2021

Ai ka thënë se El Clasico është gjithmonë një ndeshje speciale dhe se të gjithë e dinë se kjo sfidë është ndryshe nga të tjerat. Po ashtu, Kroos ka shtuar se ndihet me fat që ka luajtur shumë ‘El Clasico’ në karrierën e tij. “El Clasico është gjithmonë një ndeshje speciale, të gjithë e dinë […]

Kroos: El Clasico është e paparashikueshme, por shkojmë për fitore Foto: Ilustrim

Ai ka thënë se El Clasico është gjithmonë një ndeshje speciale dhe se të gjithë e dinë se kjo sfidë është ndryshe nga të tjerat.

Po ashtu, Kroos ka shtuar se ndihet me fat që ka luajtur shumë ‘El Clasico’ në karrierën e tij.

“El Clasico është gjithmonë një ndeshje speciale, të gjithë e dinë se kjo sfidë është ndryshe nga të tjerat. Ndihem me fat që kam luajtur shumë ‘El Clasico’ në karrierën time…Një ndeshje e tillë është gjithmonë e paparashikueshme.

Nuk ka rëndësi nëse në prag të saj vjen si i pari i klasës apo jo, për 90 minuta ndalon gjithçka dhe ka rëndësi vetëm ajo që ndodh në fushën e lojës. 

Ne do të shkojmë në Barcelonë për të fituar, sepse objektivi i Realit të Madridit edhe këtë vit është që të fitojë sa më shumë tituj”, ka deklaruar futbollisti gjerman, që po luan sezonin e tij të tetë me fanellën e Realit të Madridit.