Kroos: Bayern Munchen favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve

Toni Kroos ka folur sot për favoritin e Ligës së Kampionëve për sezonin 2020/21.

Gjatë një interviste për ‘Bild’ – mesfushori i Real Madridit e ka cilësuar Bayern Munchen si klubin favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve.

“Bavaria është padyshim një nga favoritët. Si kampion në mbrojtje, por edhe për cilësinë sportive.

Nuk kemi nevojë të flasim për faktin se Bayern është padyshim një nga favoritët, nëse jo favoriti kryesor”, ka thënë Kroos, transmeton IndeksOnline.

Kujtojmë që në fazën e 1/8 së finales, Bayerni tregoi ‘dhëmbët’ duke mposhtur Lazion me rezultat 4 me 1.

RAPORTO